Tottenham do të ndryshojë shumë gjëra!?

Futboll

Tottenham do të ndryshojë shumë gjëra!?

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 19:15
Tottenham

Ardhja e teknikut australian, Ange Postecoglu në krye të pankinës së Tottenham, duket se do të ndryshojë shumë gjëra te “londinezët” e Spurs, ku ndryshimi më kryesor pritet ai i organikës, me teknikun që kërkon transferime të reja për sezonin e ri.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja britanike, “Daily Mail”, Postecoglu kërkon të sjellë në “Tottenham Stadium”, dyshen e “dhelprave” të Leicester, James Maddison e Harvey Barnes teksa kanë bërë dhe ofertën e parë zyrtare për të 2 lojtarët.

Klubi i Leicester tashmë i rënë në Championship janë prezantuar me një ofertë prej 60 milionë paundësh për të 2 lojtarët, ofertë kjo e kënaqshme për një ekip që militon në kategorinë e 2-të të futbollit në Angli.

Mirëpo, “londinezët” e Tottenham, nuk janë të vetmit të interesuar për dyshen e “dhelprave”, me “bardhezinjtë” e Newcastle, “çekiçët” e West Ham dhe Aston Villa-n e Unai Emery, që pëlqejnë shumë dyshen angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat