Arsenali afër marrëveshjes për Rice

Futboll

Arsenali afër marrëveshjes për Rice

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 21:27
Declan Rice.

Gjiganti anglez, Arsenal është shumë afër që të bëjë një goditje të madhe në merkaton verore, duke përforcuar repartin e mesfushës.

Siç bëhet e ditur nga gazetari Chris Wheatley, Arsenali është shumë afër që të arrijë marrëveshje me mesfushorin e West Ham, Declan Rice.

Arsenali veçse ka bërë ofertën e dytë drejt West Hamit për Rice, ofertë kjo e cila pritet që të pranohet nga “Çekanët”.

Rice dëshiron t’i bashkohet Arsenalit. Marrëveshja pritet të kap shumën e 116 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat