Rudi Garcia merr drejtimin e Napolit

Futboll

Rudi Garcia merr drejtimin e Napolit

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 23:32
Rudi Garcia

Rudi Garcia është trajneri i ri i Napolit, ka njoftuar klubi italian.

Francezi do ta zëvendësojë në këtë rol Luciano Spalletin e larguar.

"Aurelio De Laurentiis është i lumtur të njoftojë se Rudi Garcia është emëruar si trajner i Napolit.

Presidenti dëshiron t'i urojë atij mirëseardhje dhe t'i urojë fat", thuhet në njoftimin e kampionit të Serie A.

Garcia më herët ka qenë trajner i Romës, Lilles, Marseilles e Lyonit, ndërsa së fundmi edhe te Al Nassr në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat