Frattesi i thotë “po” Interit

Futboll

Frattesi i thotë “po” Interit

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 11:58
Frattesi

Dëshira e Davide Frattesi është e qartë, ai e përsëriti dje pas ndeshjes Spanjë-Itali.

“Dua të qëndroj në Serie A, nuk ndihem gati për jashtë”.

Mesfushori i Sassuolos i ka dhënë dritën jeshile zikaltërve, të cilët nga ana e tyre tashmë kanë arritur një marrëveshje me klubin aktual të mesfushorit italian, një huazim me detyrim për ta blerë për një total prej 35 milionë eurosh, duke përfshirë edhe Samuele Mulattieri.

Aprovimi i Frattesit për t’u transferuar tek Interi është një fillim i mirë, i cili megjithatë rrezikon të gjendet në ngërçin që përjetoi tashmë për Gleison Bremer. Steven Zhang kërkoi një largim përpara se të bënte një hyrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat