Muja: Nuk e pata të vështirë fare të pranoja ofertën e Prishtinës

Futboll

Muja: Nuk e pata të vështirë fare të pranoja ofertën e Prishtinës

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 12:34
Driton Krasniqi e Ardian Muja

Futbollisti i shumë pozitave në fushë, Ardian Muja, 25 vjeç, ish-futbollisti i Trepçës dhe në gjashtë edicionet e fundit, së fundi edhe kapiten, i Trepçës ’89, ka nënshkruar për dy vite me ekipin e Prishtinës.

Në edicionin e fundit, Muja ka shënuar 6 gola dhe 2 asistime.

“Nuk e pata të vështirë fare të pranoja ofertën “bardhekaltër”.

Realisht Prishtina është klubi më i madh në Kosovë.

Normalisht e ndjej vetën të gatshëm të marrë mbi supe skuadrën dhe të jap më të mirën, të jap maksimumin dhe pse jo të rikthejmë edhe titullin e kampionit në kryeqendër”, tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat