Goretzka i premton besnikëri Bayernit

Futboll

Goretzka i premton besnikëri Bayernit

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 15:51
Bayerni

Leon Goretzka i premton besnikëri Bayernit.

Edhe pse në shtyp ka qarkulluar lajmi se 28-vjeçari dëshiron të nisë një aventurë të re, kjo nuk është e vërtetë.

Në një prononcim për Sport1, shtatlarti qetësoi tifozët e skuadrës së Thomas Tuchel.

Ndërkohë që theksoi se ambiciet e tij dhe të shokëve të skuadrës janë të mëdha.

“Nuk kam plane të tjera, dua të qëndroj te Bayern Munchen për të bërë gjëra të mëdha në sezonin e ardhshëm.

Fakti që fituam sërish titullin kampion, nuk na ngop.

Në sezonin 2023/2024 duam të fitojmë çdo trofe, duam të fitojmë gjithçka”, deklaroi mesfushori gjerman, i cili është pjesë e klubit bavarez prej vitit 2018.

Goretzka u transferua te Bayerni si lojtar i lirë nga Schalke 04. Mesfushori numëron edhe 51 ndeshje e 14 gola me kombëtaren e Gjermanisë, aty ku prej vitesh është një titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat