Kosova për fitore 

Futboll

Kosova për fitore 

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 20:26
Kosova

Kosova është nikoqire e Rumanisë në ndeshjen e tretë të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Në portë, Arijanet Muric është i padiskutueshëm, ndërsa Mërgim Vojvoda kthehet në të djathtë. Në qendër janë Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti, ndërsa Leart Paqarada do të vazhdojë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Edhe në mesfushë janë Ibrahim Dresheviq dhe Betim Fazliji, ndërsa pak më avancuar është Bersant Celina.

Në sulm është Vedat Muriqi, i cili do të përkrahet nga Milot Rashica dhe Florent Muslija.

Rumunët luajnë me emra si Puscas e Stanciu në sulm.

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Paçarada, Fazliji, Dresheviq, Muslija, Rashica, Celina dhe Muriqi.
Rumania: Moldovan, Dragusin, Manea, Baluta, Puscas, Stanciu, M. Marin, Burca,  Coman, Man dhe Camora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat