Selektori i Kosovës e gjen fajtorin

Futboll

Selektori i Kosovës e gjen fajtorin

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 23:09
Giresse

Kosova ka barazuar pa gola sonte ndaj Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alain Giresse fajësoi terrenin e rënduar për rezultatin e arritur sot.

“Në momentet e fundit kemi mundur të bëjmë më mirë.

Faji kryesor i mbetet terrenit dhe kushteve të fushës.

Në përgjithësi ekipi sot u përgjigj mirë dhe luajti mirë.

Nuk jam i sigurt që i kemi pasur pesë lojë radhazi barazim.

Lojtarët që kemi nevojë për ta po zgjedhin përfaqësuese tjera”, tha Giresse.

Tutje, Giresse tha se ende shpreson për kualifikim.

“Përderisa matematika na lejon të kualifikohemi, shpresat nuk kanë humbur ende”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat