Një tjetër yll i Milanit refuzon të rinovojë

Futboll

Një tjetër yll i Milanit refuzon të rinovojë

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 12:36
Majk Menja

Majk Menja nuk duket më i sigurt për rinovimin me Milanin, veçanërisht pas largimit nga klubi kuqezi të Paolo Maldinit, i cili e pati sjellë portierin në Milano dhe projekti i të cilit e kishte bindur.

Transferimi te Çelsi, deri më sot, nuk duket i mundshëm, por lojtari ka edhe klube të tjera nga Anglia që janë të interesuara për shërbimet e tij. Në ditët e fundit madje u përfol edhe një ofertë 93 milionë euroshe e refuzuar nga Milani me shpresën e rinovimit me 27-vjeçarin.

Në këto momente, palët janë më larg se kurrë për sa i përket një kontrate të re.

Ndërkohë, Menja është i grumbulluar me Francën për eliminatoret me Gjibraltarin (u luajt dje) dhe Greqinë (që do të luhet të hënën).

Ai ka një problem në pulpë që nuk duket serioz, por duke qenë se një dëmtim i tillë e privoi nga shumica e sezonit të kaluar, te Milani ka shqetësim në lidhje me këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat