Presidenti i Bayernit çartet me Xavin, shkak Kimmich

Futboll

Presidenti i Bayernit çartet me Xavin, shkak Kimmich

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 17:40
Kimmich

Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Heiner nuk është aspak i kënaqur me fjalët e trajnerit të Barcelonës, Xavi për mesfushorin Joshua Kimmich.

Barcelona spekulohet se po e sheh Kimmich si zëvendësuesin ideal të Sergio Busquets, dhe Xavi së fundmi kishte thënë se e pëlqen shumë mesfushorin gjerman.

Por, komentet e Xavit nuk e kanë lënë të kënaqur presidentin e Bayernit, Heiner, i cili e konfirmoi se Kimmich është në planet e klubit për të ardhmen.

“Unë nuk e kuptoj se pse Barça haptazi po flirton me lojtarin tonë. Joshua Kimmich është absolutisht një gur themeli për ne. Ai padyshim është në planet tona për të ardhmen, sigurisht”, tha Heiner për “SkyDE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat