Felipe Scolari merr drejtimin e Atletico Mineiros në Serie A

Futboll

Felipe Scolari merr drejtimin e Atletico Mineiros në Serie A

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 18:00
Felipe Scolari

Luiz Felipe Scolari ka marrë drejtimin e klubit brazilian Atletico Mineiro.

Trajneri fitues i Botërorit të vitit 2002 me Brazilin do të  jetë trajner i klubit të Serie A deri në dhjetor të vitit 2024.

Në nivel klubesh, Scolari ka pasur sukses në Brazil dhe Kinë. Ai fitoi Serinë A braziliane dhe Copa Libertadores me Gremio dhe Palmeiras dhe Superligën Kineze dhe Ligën e Kampionëve të Azisë me Guangzhou Evergrande.

Ndeshja e parë e Scolari në krye të Atleticos do të jetë me jashtë Fluminensen. Atletico aktualisht është i katërti në renditjen tabelare në Serine A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat