Pogba: Ndjehem sikur jam rritur 10 vite në 7 muajt e fundit

Futboll

Pogba: Ndjehem sikur jam rritur 10 vite në 7 muajt e fundit

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 20:57
Pogba

Mesfushori 30-vjeçar i Juventusit pësoi shumë dëmtime këtë sezon, duke bërë shumë pak paraqitje, në një situatë që e preku edhe psikologjikisht.

Megjithatë, siç e ka përmendur në mënyrë tipike, në vështirësi preferon të shohë pozitivet, duke theksuar se me atë që ka kaluar muajt e fundit është pjekur dhe ka kuptuar shumë gjëra për jetën.

“Muajtë e fundit më bënë të pjekur, më bënë të kuptoj shumë për jetën.

Ndjehem sikur në 7 muajt e fundit jam rritur 10 vjet.

Por siç thashë, kjo mund të jetë vetëm pozitive për mua, sepse dua ta shoh gotën gjysmë të mbushur.

Unë e shoh atë si një provë. Teste që më ndihmojnë të rritem dhe të mësoj. Mësova se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo.

Këto vështirësi më formojnë si person”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat