Koeman çuditet më Italinë

Futboll

Koeman çuditet më Italinë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:07
Koeman çuditet më Italinë

Holanda do të presë sot skuadrën e Italisë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, teksa në prag të këtij takimi para mediave ka dalë trajneri i tulipanëve, Ronald Koeman i cili ka vlerësuar maksimalisht skuadrën italianë, ndërkohë që nuk e fsheh edhe çudinë për mos kualifikimin e Italisë në Botëror.

“Ndaj Italisë presim një ndeshje të fortë edhe pse asnjëra nuk jemi në finale.

E dimë që do të jemi të mërzitur por do të bëjmë ndeshje të madhe.

Duhet që të fitojmë dhe jemi gati për një rezultat pozitiv.

Gjithashtu është një mundësi që të përgatitemi për shtatorin, ndërsa Italia është gjithmonë një skuadër e madhe dhe me lojtarë fantastikë.

Është e çuditshme se si mundet një skuadër që fiton Europianin që të mos shkojë në Kupën e Botës.

Gjithsesi janë gjëra që në futboll ndodhin. Italia mbetet e fortë dhe kishin kohë të vështirë si Holanda apo edhe ekipe të tjera”, tha Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat