Fituesi i Kupës së Maqedonisë së Veriut, Makedonija GP, ka përforcuar radhët e veta.
Skuadra që do të garojë në Conference League, synon të jetë më kompletuar në të gjitha repartet.
Skuadra nga Gjorgje Petrov sot në mëngjes prezantoi futbollistët e rinj Melos Bajramin dhe Stefan Jakimovskin.
Të dy futbollistët në sezonin e kaluar ishin pjesë e skuadrës shqiptare Shkupi.