Mbappe: Thashë se do të luaj në Paris

Futboll

Mbappe: Thashë se do të luaj në Paris

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 13:48
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe, i cili po përgatitet me kombëtaren franceze për ndeshjen ndaj Greqisë, është pyetur edhe një herë për të ardhmen e tij në Paris, duke theksuar se ka vendosur të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm.

Duke folur për Telefoot, ylli 24-vjeçar u pyet për vendimin e tij, ku ai u përgjigj:

“E kam thënë tashmë që do të qëndroj.

E kam thënë shumë kohë përpara se të ndodhte e gjithë kjo. Vendosa të luaj në Paris vetëm vitin e ardhshëm, kështu thashë.

Ka shumë gjëra që ndodhin në një vit, aq më tepër në një klub si Parisi”, ishin fjalët e francezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat