Partey mund të largohet nga Arsenali këtë verë

Futboll

Partey mund të largohet nga Arsenali këtë verë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 15:10
Partey

Thomas Partey mund të jetë largimi i radhës te Arsenali.

Sipas ekspertit të trasnferimeve, Fabrizio Romano, ka një shans konkret që mesfushori ganez të largohet këtë verë

Për Parteyn janë disa klube të interesuara, teksa tani po diskutohet për largimin e tij nga “Emirates”.

30-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Topçinjtë” deri në verën e vitit 2025.

Mes tij dhe klubit londinez thuhet se nuk ka bisedime për rinovim të kontratës.

Declan Rice vazhdon të jetë prioritet i Arsenalit për t’u përforcuar në mesfushë.

Ditëve të fundit është raportuar se një marrëveshje për transferimin e tij në ekipin e Mikel Artetas është afër, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat