Guardiola ëndërron yllin e Bayernit

Futboll

Guardiola ëndërron yllin e Bayernit

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 00:20
Guardiola

Joshua Kimmich është ëndrra e madhe e Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll e njeh mirë yllin e Bayern Munchen, pasi ishte ai që insistoi për afrimin e tij ndërkohë që ndodhej në stolin bavarez (2015).

28-vjeçari është një “xhol”, pasi mund të luajë në qendër të mesfushës, krahun e djathtë të mbrojtës, por kur është e nevojshme mund të luajë edhe në qendër të prapavijës.

Kapiteni i kombëtares gjermane pëlqehet shumë edhe nga Barcelona, por ideja për të punuar sërish me Guardiolën mund ta tundojë të transferohet në Premier League.

Gjithsesi, bindja e Bayern Munchen për ta lënë të lirë dhe arritja e një marrëveshje me kampionët e Gjermanisë, nuk do të jetë një mision i thjeshtë. Sepse te Bayerni e cilësojnë të pashitshëm Joshua Kimmich.

Ndërkohë, tri ditë më parë Jamal Musiala tha këto fjalë në lidhje me mundësinë e largimit të shokut të tij të skuadrës:

“Nuk kam parë lojtar më të uritur sesa Joshua. Ai trishtohet edhe kur humbet në stërvitje. Ka një uri të madhe, ndonjëherë më tepër seç duhet, por të gjithë e admirojnë mentalitetin e tij.

Joshua është një model për lojtarët e tjerë. Ai ka ADN-në e Bayernit.

Sigurisht që nuk arrij ta imagjinoj largimin e tij”, deklaroi talenti i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat