Ajax “rrëmben” nga Roma talentin boshnjak

Futboll

Ajax “rrëmben” nga Roma talentin boshnjak

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 00:55
Benjamin Tahiroviq,

Me nisjen e merkatos së verës, ekipet e mëdha evropiane kanë nisur të bëjnë transferimet e parë, për të forcuar sa më shumë organikën e tyre, në mënyrë që të jenë sa më kompetitivë sezonin e ardhshëm.

Kështu, “gjigandët” holandezë të Ajax kanë njoftuar ditën e sotme, transferimin e parë të merkatos së verës, i cili është talenti boshnjak i mesfushës, Benjamin Tahiroviq, i cili kaloi te “tulipanët”, nga “verdhekuqtë” italianë të Roma-s.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i botës së futbollit, Fabrizio Romano, shuma e transferimit të mesfushorit 20-vjeçar ka arritur në 8.5 milionë euro, shifër kjo normale për një lojtar me talent të madh si Tahiroviq.

Boshnjaku do të nënshkruajë një marrëveshje afatgjatë me Ajax javën e ardhshme pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore, ndërkaq kujtojmë se ka zhvilluar 13 ndeshje me skuadrën italiane, ku për fat të keq nuk arriti të regjistrojë asnjë gol e asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat