Vështirë të përsëritet mrekullia e vitit të kaluar

Futboll

Vështirë të përsëritet mrekullia e vitit të kaluar

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 11:29
Romelu Lukaku

Do të jetë e vështirë të përsëritet mrekullia e vitit të kaluar, por Romelu Lukaku ka vetëm Interin në mendje dhe do të negociojë personalisht me Chelsea për të siguruar një marrëveshje tjetër huazimi me kushte të favorshme.

Sulmuesit belg nuk i pëlqeu refuzimi i parë i “bluve” për propozimin e bërë nga zikaltërit dhe tashmë i ka thënë “jo” ofertës nga Arabia Saudite, një nga të paktët që i ka refuzuar deri më tani.

Pasi Lukaku të luajë ndeshjen e fundit të sezonit me fanellën e Belgjikës, mendja e tij do të jetë menjëherë tek Interi dhe do të tentojë deri në fund të qëndrojë zikaltër.

Sipas “Corriere dello Sport”, Romelu Lukaku ka vetëm një objektiv, të jetë në kampin stërvitor më datë 13 korrik me skuadrën e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat