Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, me nota me të mira se shumica!

Futboll

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, me nota me të mira se shumica!

Nga: K. Goca Më: 20 qershor 2023 Në ora: 15:42
Zvicra

Zvicra fitoren e sigurt e ka shndërruar në barazim në minutat e fundit me rezultat 2:2 në duel me Rumaninë.

Deri në minutën e 90-të Zvicra ka avancuar me rezultat 2:0.

Xherdan Shaqiri ka asistuar në golin e dytë.

Media zvicerane “20min” ka vlerësuar me nota futbollistët.

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, me nota me të mira se shumica!

Notat: Yann Sommer 3, Edimilson Fernandes 4, Nico Elvedi 3, Manuel Akanji 3, Ricardo Rodriguez 4, Remo Freuler 3, Denis Zakaria 5, Granit Xhaka 5, Xherdan Shaqiri 5, Ruben Vargas 5, Zeki Amdouni 6, Haris Seferoviq 4.

Uran Bslimi mbetet pa notë pasi u aktivizua në minutën e 90-të. 

Zvicra kryeson me 10 pikë në Grupin I, duke lënë pas Rumaninë pas 4 xhirove në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat