Qeli në Ferizaj

Futboll

Qeli në Ferizaj

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 15:55
Kujtim Qeli

Ferizaj nuk ndalet me përforcime, me synime që të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës. 

“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se sot ka arritur marrëveshje me Kujtim Qelin.

Mesfushori defanziv ka qenë pjesë e Arbërisë, dhe së fundi pjesë e Ulpianës, ku tani ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me skuadrën tonë.
Me rastin e nënshkrimit të kontratës 2-vjeçare, mesfushori defanziv, Kujtim Qeli, ka deklaruar: “Jam i lumtur që kam nënshkruar me FC Ferizaj.

Është një moment emocionues për mua dhe ndihem i privilegjuar që do të luaj për këtë ekip të madh.

Ferizaj ka një histori të lavdishme në futboll dhe është një klub me një tifozeri të pasionuar.

Gjatë negociatave, kam vërejtur profesionalizmin dhe synimet e larta të klubit, gjë që më bëri të jem më shumë i bindur se kjo ishte zgjedhja e duhur për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat