Son nuk i interesojnë paratë e sheikëve

Futboll

Son nuk i interesojnë paratë e sheikëve

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 18:07
Son

Merkatoja verore deri tani ka sjellë surpriza të shumta, me klubet nga Arabia Saudite që po synojnë të përforcojnë ligën e tyre me emra të njohur të futbollit evropian.

Pjesë e spekulimeve të sotme që po lidhin lojtarët e klubeve evropiane me kalim në Arabinë Saudite ishte edhe ylli i Tottenhamit, Heung-Min Son, raporton KosovaPress.

Sot u bë e ditur se skuadra e Al Ittihad është duke planifikuar një lëvizje për Son, duke bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh drejt Tottenhamit për shërbimet e tij.

Por, ishte vetë ylli korean i cili publikisht e ka bërë të ditur se nuk i interesojnë paratë e sheikëve, dhe se karrierën dëshiron ta vazhdojë ende në Evropë.

“Kam shumë gjëra për të bërë në Premier Ligë. Paraja nuk ka vlerë për mua tani, dhe krenaria për të luajtur futboll, për të luajtur në kampionatin tim favorit është më i rëndësishëm. Dua të luaj më shumë për Tottenhamin”, tha Son.

Son e ka konfirmuar se ai dëshiron të qëndrojë të Tottenhami dhe se nuk e ka në mendje të kalojë në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat