Asllani: Jap zemrën në fushë

Futboll

Asllani: Jap zemrën në fushë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 00:42
Asllani

Kristjan Asllani realizoi një gol të mrekullueshëm me fanellën kuqezi, duke ia shpërblyer besimin trajnerit Sylvinho. Është luks për Shqipërinë të ketë një futbollist kaq cilësor, finalst të Champions League-s

Asllani, shënuat një gol fantastik?

Shpresoja që ai top të më vinte, sepse e pashë që linja e tyre ishte prapa. E kisha ndarë mendjen që do të tentoja portën dhe fatmirësisht shënova.

Më mirë Championsin apo Europianin me Shqipërinë?

Kam pasur një ëndërr që në fëmijëri dhe po i realizoj. Gjynah që nuk e fituam Championsin.

Tani shpresojmë të kualifikohemi dhe të shkojmë në Europian. Na presin ndeshje shumë të rëndësishme në shtator.

Tek Interi nuk ju është dhënë shansi…

Jap zemrën në fushë dhe sot kisha dëshirë për të luajtur, edhe tek Interi kam dëshirë, por kam lojtar të mëdhenj përpara, prej të cilëve mësoj shumë.

Falënderoj trajnerin që më dha mundësinë për të luajtur me Shqipërinë, besoj se e kam shfrytëzuar rastin.

Të gjithë e dinë që unë kam dëshirë të godas nga jashtë zonës, erdhi momenti dhe e shfrytëzova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat