Belica largohet nga FC Prishtina

Futboll

Belica largohet nga FC Prishtina

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 00:46
Egzon Belica

Belica nuk është më pjesë e klubit të futbollit Prishtina.

FC Prishtina dhe mbrojtësi Egzon Belica e kanë ndërprerë bashkëpunimin pasi që lojtarit i ka përfunduar kontrata.

"32-vjeçari i ardhur te skuadra jonë në shtator të vitit të kaluar, largohet nga Prishtina me një trofe, Kupën e Kosovës.

Prishtina e falënderon Belicën për kontributin e dhënë për ekipin dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës", njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat