Ramadani trajner në Arabi

Futboll

Ramadani trajner në Arabi

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:06
Zekirija Ramadani

Zekirija Ramadani është prezantuar te skuadra e tij e re Ohod Club.

Trajneri shqiptar që së fundmi ka drejtuar SC Gjilanin në Kosovë, ka marrë drejtimin e Ohod Club që bën gara në Ligën e Parë të Arabisë Saudite (niveli i dytë pas Superligës).

Ka qenë faqja zyrtare e Ohod që ka zyrtarizuar afrimin e Zekirija Ramadanit në krye të skuadrës për edicionin e ri.

“Klubi njofton se ka lidhur kontratë me trajnerin Ramadani, që do ta drejtojë ekipin e parë”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit arab.

Ramadani ka drejtuar katër skuadra në Superligën e Kosovës, duke fituar edhe titullin kampion me Trepçën ’89, Feronikelin dhe Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat