Çekiçi rikthehet në Shqipëri

Futboll

Çekiçi rikthehet në Shqipëri

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:49
Çekiçi

Partizani mbylli dje ditën e tretë në Pogradec, teksa trajneri Zekiç vijon t’i ngarkojë në maksimum lojtarët.

Këtë herë nxehja zgjati rreth 15 minuta dhe gjatë kësaj kohe, trajneri Zekiç u angazhua sërish me specialitetin e tij në karrierën si futbollist, goditjet drejt portës.

Ai ende nuk e ka humbur efektivitetin para portës, pavarësisht se vitet kalojnë dhe këmbët nisin të mos përgjigjen.

Për rreth 15 minuta trajneri urdhëroi vrapime për së gjati 75 metra. Kjo zgjati vetëm dy minuta, por intensiteti i bëri të djersinin shumë lojtarët. Në këtë pjesë të seancës, nuk mungoi fjala “bravo” nga ana e Zekiçit, një frazë që me kalimin e stërvitjeve, po nisim ta dëgjojmë më shpesh.

Në lojërat e organizuara nuk munguan golat dhe një nga më të bukurit e shënoi Mba me kokë.

Rexhepi, Hoxha dhe Telushi herë pas here inkurajoni ekipin për të punuar sa më fort. Në stërvitjen e djeshme të Partizanit kishte edhe një “pjesëmarrës” të veçantë, Endri Çekiçi. Mesfushori i Kombëtares aktualisht është pa ekip dhe po stërvitet në qytetin e tij të lindjes. Ai komunikoi gjatë edhe me shokun e tij, Eros Grezdën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat