Koulibaly shumë pranë zyrtarizimit tek Al Hilal

Futboll

Koulibaly shumë pranë zyrtarizimit tek Al Hilal

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:56
Koulibaly

Askush nuk mund të ndalë këtë periudhë merkaton e Arabisë Saudite në futboll.

Një tjetër emër i madh nga futbolli europian është shumë pranë zyrtarizimit në ligën arabe, ku Al Hilal ka arritur marrëveshjen verbale me lojtarin dhe me klubin e Chelsea.

Tashmë, radha është e Kalidou Koulibaly, qendërmbrojtësit senegalez të Chelsea.

Siç raporton Fabrizio Romano, klubi saudit ka arritur marrëveshjen me të dyja palët, pra me lojtarin dhe me klubin e Chelsea.

Mbrojtësi senegalez dhe klubi saudit kanë arritur së bashku marrëveshjen për një kontratë tre vjeçare dhe do të jetë shok skuadre shumë shpejt me Ruben Neves. Është thjesht çështje orësh që Koulibaly të zyrtarizohet tek Al Hilal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat