Duro flet për Zhalgirisin

Futboll

Duro flet për Zhalgirisin

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 13:46
Duro

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës rezervoi për kundërshtarë ekipin e Zhalgiris nga Lituania. Do të jetë ky kundërshtari i parë në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Shpëtim Duro ka komentuar shortin: “Sigurisht që është një skuadër që ka eksperiencë në ndeshjet ndërkombëtare dhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa neve jemi vetëm debutues në këtë kompeticion madhështorë.

Është një kundërshtarë që e kemi parë sezoin e kaluar që ka eliminuar skuadrën e Ballkanit, por njëkohësisht duhet vlerësuar sepse është skuadër që ka eliminuar edhe Malmon e Suedisë.

Pra kjo tregon se Zhalgiris ka jashtëzakonisht shumë cilësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat