Al Hilal ofertë marramendëse sulmuesit spanjoll

Futboll

Al Hilal ofertë marramendëse sulmuesit spanjoll

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 13:59
Spanja

Shtohet lista e futbollistëve që Arabia Saudite kërkon të afrojë në kampionatin e saj. Më i fundit është sulmuesi spanjoll Alvaro Morata, që luan në La Liga me ekipin e Atletico Madrid.

Për sulmuesin 31-vjeçar është interesuar skuadra e Al-Hilal, e gati të paguajë çdo shifër.

Sipas “Daily Mail”, skuadra arabe është gati të ofrojë një rrogë marramendëse sulmuesit, gati 50 milionë euro në sezon. Një shumë që është shumë më e lartë se ajo që Morata përfiton tani, apo se ajo që i ka propozuar Roma, që synon ta rikthejë në Serie A.

Morata ka ende edhe një vit kontratë me Atletico Madrid dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 25 milionë euro, shumë që Al Hilal është gati ta paguajë. Kjo ofertë duket se ka detyruar Atletico të mendojë seriozisht shitjen 100% të kartonit te skuadra arabe, për të arkëtuar parà të nevojshme për merkaton.

Gjithsesi, ende nuk dihet nëse lojtari do ta pranojë këtë transferim apo jo, me vendet arabe që deri më tani kanë zyrtarizuar Cristiano Roinaldo, Karim Benzema dhe N’Golo Kante e po joshin mjaft kampionë të tjerë.

Spanjolli duket se ka kërkuar pak kohë për të vendosur, pasi mendon s emund të lërë ende gjurmë në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat