Sushiq: Është turp të humbasësh me Luksemburgun 

Futboll

Sushiq: Është turp të humbasësh me Luksemburgun 

Nga: K.G. Më: 21 qershor 2023 Në ora: 15:22
Safet Sushiq

Ish - selektori i Bosnjës dhe Hercegovinës, Safet Sushiq, nuk e fshehu zhgënjimin e tij me humbjen e mbrëmshme të boshnjakëve me rezultat 2:0 nga Luksemburgu (2:0).

“E pashë ndeshjen mbrëmë. 

Është turp të humbasësh me Luksemburgun, jo se humbëm, por ata na mposhtën.

Rezultati mund të ishte më i thellë.

Është e vërtetë që humbëm penalltinë, që patëm disa raste, por ishte një fitore e merituar e Luksemburgut dhe një humbje e merituar për kombëtaren tonë”, tha Safet Sushiq për mediumin boshnjak “Avaz”.

 “E dija që do të ishte e vështirë. Aq më tepër që nuk kemi një ekip që mund të luajë dy ndeshje në tre ditë me ritëm të fortë.

E vërteta është se po gënjejmë pak veten. Kam lexuar deklaratat e lojtarëve dhe trajnerëve para ndeshjeve ku të gjithë kemi vlerësuar ekipin tonë, por e vërteta është se për momentin nuk i kemi cilësitë.

Sllovakia është një kombëtare më e mirë se ne për momentin.

Duhet të përpiqemi të luftojmë deri në fund, të përpiqemi të mos kemi një rrëmujë të vërtetë, që në fund të kualifikimit të mos jetë një Luksemburg para nesh.

Ashtu siç filloi, shumë lehtë mund të ndodhte”, - tha Sushiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat