Di Maria nënshkruan me Benfica-n!

Futboll

Di Maria nënshkruan me Benfica-n!

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 20:23
Angel Di Maria

Lojtar i Benfica-s duhet konsideruar Angel Di Maria, i cili ka gjetur gjithçka me “shqiponjat” për rikthimin e tij të madh në skuadrën që e solli në skenën europiane.

Sipas asaj që raporton “Record”, orët e fundit janë zbardhur disa detaje në pritje dhe kanë mbetur vetëm njoftimet.

Në fakt, për ta bërë atë të tyren, skuadra e Lisbonës duket se ka dhënë garancitë që dëshironte anësori argjentinas.

Siç thuhet në raport, një rol të rëndësishëm në negociata ka luajtur edhe Nicolas Otamendi, me të cilin Di Maria është shok skuadre në kombëtaren e Argjentinës. 

Përveç kësaj, shqetësimi ishte edhe për dëmtimet e shumta që kishte, por drejtori sportiv dhe legjenda e Benfica-s, Rui Costa nuk ka dashur ta humbasë një mundësi të tillë. Kontrata që ai do të nënshkruajë do të zgjasë një vit.

Sezonin e kaluar, Di Maria bëri 40 paraqitje për Juventusin, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë shtatë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat