Albin Ramadani i mbetet besnik Voska Sportit

Futboll

Albin Ramadani i mbetet besnik Voska Sportit

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 23:38
Pamje nga një ndeshje

Albin Ramadani ka vazhduar bashkëpunimin me Voska Sport deri verën e vitit 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Lajmin e kanë konfirmuar nga tabori i skuadrës shqiptare nga Ohri përmes faqes së tyre zyrtare në “facebook”.

22-vjeçari Ramadani te Voska Sport erdhi verën e vitit 2022 nga Besa e Dobërdollit, ndërsa gjatë karrierës së tij i njëjti ka luajtur edhe me skuadrat si Shkëndija, Drita, Vëllazërimi dhe Ohrid Lihnidos.

Ramadani është futbollisti i tretë që vazhdon kontratën me Voska Sport, pas portierit Hadis Velii dhe mesfushorit Ermedin Adem.

Emër i ri deri më tani te Voska Sport është Fatih Ismaili, i cili edhe zyrtarisht është prezantuar nga ana e drjejtuesve të këtij klubi, të cilët thuhet se kanë arritur marrëveshje edhe me gardianin shkupjan, Burhan Mustafa, mbrojtësin e krahut të djathtë Mevlan Muratin si dhe mbrojtësin malazez, Nikolla Stijepoviç.

Që të tre këto emra pritet të prezantohen ditëve në vijim me fanellën e Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat