Dzeko transferohet te Fenerbahce

Futboll

Dzeko transferohet te Fenerbahce

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 11:54
Edin Dzeko

Edin Dzeko tashmë është transferuar nga Interi te Fenerbahce në Turqi me parametra zero.

Kontrata e sulmuesit veteran boshnjak me zikaltërit ka skaduar dhe palët nuk negociuan për të rinovuar, kështu për Dzeko kishte interes të lartë nga klubi turk i Fenerbahce dhe tashmë ata e zyrtarizojnë këtë.

Aktualisht, Dzeko ndodhet në Stamboll për të kaluar vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën. Më pas, boshnjaku do të prezantohet përpara shtypit.

37-vjeçari ka luajtur 101 ndeshje në total me Interin, ku ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar 15 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat