Juventusi kërkon që të formojë një dyshe

Futboll

Juventusi kërkon që të formojë një dyshe

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:58
Juventusi kërkon që të formojë një dyshe

Skuadra e Juventusit po përgatitet për një merkato të fuqishme këtë verë dhe dy emrat kryesorë ku është fokusuar klubi janë: Sergej Milinkovic-Savic dhe Nikolo Zaniolo. Dy lojtarë që deri disa muaj më parë ishin rivalë në derbin Lacio-Roma, por që tani mund të jenë shok skuadre.

Sipas “Sportmediaset”, të dy mesfushorët kanë pranuar këtë transferim te Juventusi edhe pse të dy futbollistët kanë mjaft kërkesa. Për Milinkovic-Saviç pengesa më e madhe është klubi, që kërkon një shumë të lartë për ta lënë të lirë, por Juventusi ka gati kartën surprizë.

Për të zbutur anën financiare, “bardhezinjtë” ofrojnë edhe të riun Nikolo Ravella, që shkëlqeu me Monza këtë sezon dhe pëlqehet shumë nga trajneri Sarri, që e do te Lacio.

Futja e tij në këtë shkëmbim lojtarësh mund ta lehtësojë transferimin e serbit te Juventus, pasi ka kërkuar që të luajë me një ekip tjetër.

Më e lehtë duket rruga që të çon për te Zaniolo, i cili prej janarit luan në Turqi me Gallatasaraj. Mesfushori është gati të rikthehet në Serie A dhe të luajë me “bardhezinjtë”, që synojnë ringritjen pas dy sezonesh të dështuara. Zaniolo do të zinte vendin e Di Maria, që po largohet,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat