Vedat Muriqi habit të gjithë

Futboll

Vedat Muriqi habit të gjithë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:11
Formacioni

Faqja e njohur e statistikave “Sofascore” ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit 2022/24 në Ligën e Kombeve, e cila u mbyll para disa ditësh.

Sezoni i Ligës së Kombeve përfundoi me 18 qershor, ku Spanja triumfoi ndaj Kroacisë falë fitores në penallti me rezultatin 5-4.

Megjithatë, pjesë e formacionin më të mirë të të gjithë sezonit në Ligën e Kombeve gjendet vetëm një spanjoll dhe asnjë kroat.

Portieri Unai Simon është i vetmi pjesë e formacionin me një notë mesatare prej 7.22.

Por, ajo që bie në sy është prezenca e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqit, i vetëm në majën e sulmit të formacionin më të mirë nga “Sofascore”.

Muriqi është i dyti me notën më të lartë në formacion, duke pasur mesatare prej 7.90, ndërsa para tij ishte vetëm Kvicha Kvaratskhelia me notë mesatare prej 7.95.

Si sulmuesi i Kosovës, ashtu edhe ylli gjeorgjian patën nga 5 gola dhe 3 asistime, duke qenë më produktivët gjatë këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat