Ronaldo zbarkon në Sardenjë, nuk i ndahet ishullit italian

Futboll

Ronaldo zbarkon në Sardenjë, nuk i ndahet ishullit italian

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:24
Cristiano Ronaldo me të dashurën

Me përfundimin e sezonit futbollistik edhe në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo ka nisur zyrtarisht pushimet verore dhe, ashtu si shumë personazhe të tjerë të famshëm kanë bërë tashmë prej disa ditësh, nga George Clooney te Leonardo DiCaprio, CR7 ka zgjedhur Italinë, më saktë Sardenjën për t’u çlodhur pas sezonit të tij të parë me Al-Nassr.

Një ditë pas ndeshjes mes Portugalisë dhe Islandës, e fituar falë një goli të CR7 në minutën e 89-të, Cristiano Ronaldo hipi në një avion privat që e çoi direkt në aeroportin “Costa Smeralda” në Olbia, ku futbollisti i famshëm ka mbërritur rreth orës 09 të ditës së mërkurë, 21 qershor. Zbarkimi i Cristiano Ronaldos në Sardenjë u bë me maturi maksimale.

Për të pritur 38-vjeçarin kishin dalë tre marinarë, të cilët, siç raporton “La Nuova Sardegna”, do ta shoqërojnë gjatë ditës në bordin e jahtit, në të cilin Ronaldo do të kalojë pushimet në pamjet unike të ‘Costa Smeralda’. Kampioni mbërriti i vetëm, por iu bashkua menjëherë e gjithë familja e tij, partnerja Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tyre.

Ka qenë Georgina Rodriguez ajo që ka dokumentuar në mënyrë rigoroze në Instagram përqafimin mes Ronaldos dhe fëmijëve të tij, me klipin e shpërndarë për ndjekësit e panumërt. Siç shihet edhe nga pamjet e para, pushimet italiane të Ronaldos nuk do të bëhen vetëm në bordin e jahtit të madh, por edhe në një vilë ëndrrash, në një vend të pazbuluar ende.

Dashuria e Cristiano Ronaldos për Sardenjën nuk është e re. Me të vërtetë mund të thuhet se CR7 është një vizitor i rregullt në ishullin e madh italian. Në sezonin 2007-2008, pas kalimit nga Manchester United te Real Madridi, portugezi zgjodhi Sardenjën për pushime relaksuese.

Aty u rikthye edhe pas sezonit 2018-2019, kur i dha lamtumirën Real Madridit dhe u transferua te Juventusi. Jahti i tij është një prani pothuajse e përhershme në arkipelagun ‘Maddalena’, edhe këtë vit Ronaldo ka vendosur të mos e ndërpresë traditën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat