Lamtumira e Angel di Marias

Futboll

Lamtumira e Angel di Marias

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:38
Angel di Maria

Lamtumira e Angel di Marias nga Juventus, pavarësisht një sezoni të komplikuar mes dëmtimeve dhe paraqitjeve jo gjithmonë në lartësinë e cilësive të tij, është një humbje e madhe për Juventus-in; në veçanti klubi bardhezi rrezikon të ndikohet në tre aspekte dhe pari është cilësia e argjentinasit.

Në fakt, flitet për një nga lojtarët më cilësor në panoramën futbollistike. Di Maria është një lojtar që ka aftësinë të zgjidhë ndeshjet në çdo moment edhe pse, te bardhezinjtë, nuk e ka treguar me shumë vazhdimësi. Për sa i takon aspektit taktik, Juventus humbet një lojtar në gjendje të mbulojë disa role.

Argjentinasi mund të aktivizohet si sulmues krahu ose si fantazist mbrapa sulmuesit; një aspekt shumë i rëndësishëm për një skuadër që, në sezonin e ardhshëm, mund të luajë me skemën 3-5-2 ose të kthehet te moduli 4-3-3 për të shfrytëzuar më mirë karakteristikat e lojtarëve në dispozicion.

Aspekti i fundit ka të bëjë me eksperiencën ndërkombëtare të lojtarit, duek parë se një futbollist si Di Maria, në skenën europiane, di të bëjë diferencën dhe me Juventus-in e ka treguar edhe pse jo me  shumë vazhdimësi.

Sezonin e ardhshëm, me përjashtim të vendimeve nga UEFA, bardhezinjtë do të luajnë në Conference League; një kompeticion që Juventus mund ta fitojë edhe ta fitojë, por shanset do të ishin më të larta me një lojtar si Di Maria në ekip. Ja pse, pavarësisht një sezoni me ulje dhe ngritje, lamtumira e argjentinasit rrezikon të jetë më e rëndë sa ishte parashikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat