Gostivari brenda pak ditësh prezanton një kampion

Futboll

Gostivari brenda pak ditësh prezanton një kampion

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:45
Fatjon Jusufi

Gostivari vazhdon të punoj në afrimin e prurjeve të reja në prag të sezonit të ri, ku kjo skuadër pas një dekade të plotë do të garojë sërish në mesin e më të mirëve në futbollin maqedonas.

Deri më tani kjo skuadër edhe zyrtarisht ka angazhuar 6 futbollistë (Zehrudin Mehmedoviç, Mustafa Mujezinoviç, Pepi Georgiev, Xhelil Abdullah, Anid Abazi, Ediz Spahiu), ndërkohë siç mëson media nga Maqedonia, “infOSport”, së shpejti drejtuesit e skuadrës nga Pollogu do të prezantojnë edhe mesfushorin Fatjon Jusufi, së fundmi i shpallur kampion me ekipin e Struga Trim Lum.

Burime të afërtë me portalin tonë bëjnë me dije së palët janë dakorduar për një kontratë një vjeçare dhe se së shpejti do të bëhet edhe prezantimi i futbollistit 27-vjeçar, i cili edicionin e fundit me Struga Trim Lum regjistroi 24 paraqitje, 1 gol dhe 1 asist.

Ndryshe në Ligën e Parë, Jusufi numëron plotë 192 ndeshje, duke pasur parasysh, se i njëjti ka luajtur edhe me dy skuadrat tjera shqiptare, Renovën dhe FC Shkupin, ndërsa gjithashtu kishte patur një aventurë të shkurtër edhe në Armeni me skuadrën e FC Shirak Gyumri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat