Manchester City bën gati 90 milionë euro

Futboll

Manchester City bën gati 90 milionë euro

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:10
Declan Rice

Manchester City synon të përforcojë dhe më tej skuadrën në sezonin e ri.

Objektivi fillestar është të gjejnë zëvendësuesin e Ilkay Gundogan, turko-gjermani që është transferuar te skuadra e Barcelonës.

Emri i parë për ta zëvendësuar është Declan Rice.

Ky i fundit mban shiritin e kapitenit te Ëest Ham, me të cilin fitoi edhe Conference Leaguen në sezonin që lamë pas, por “qytetarët” janë gati ta marrin, teksa kanë përgatitur një ofertë prej 90 milionë eurosh për të marrë kartonin e Rice.

Vetë mesfushori anglez ka dhënë miratimin e tij për një transferim të mundshëm nën urdhrat e Pep Guardiolës, megjithatë londinezët e Ëest Ham nuk janë bindur ende, pasi shpresojnë të arkëtojnë më shumë se 100 milionë euro për kapitenin e tyre.

Në ditët e ardhshme pritet që drejtues të të dy klubeve të ulen në tryezë për të vijuar negociatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat