Ferdinand këshillon Manchester Utd

Futboll

Ferdinand këshillon Manchester Utd

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:18
Ferdinand

Te Manchester United, është koha për të dalë në merkato për të gjetur sulmuesin për t’ia dhënë Erik Ten Hag për sezonin e ardhshëm.

Duke vepruar si këshilltar për Djajtë e Kuq, ish-mbrojtësi i klubit Rio Ferdinand, dha mendimin e tij duke folur në podcastin Vibe With Five.

Synimi i United është të rikthehet në majat e futbollit anglez dhe evropian, veçanërisht pasi ka parë kushërinjtë e Cityt të realizojnë Triplete-n historike.

Ferdinand e nis menjëherë nga krahasimi me Qytetarët: “Standardi është Manchester City: për t’u ngritur në nivelin e tyre, Manchester United i duhet duhet një sulmues. Harry Kane është një opsion, ai është një emër që mund të na përshtatet”.

Kapiteni i Kombëtares së Tre Luanëve dhe Tottenhamit është pra i përzgjedhuri kryesor për Ferdinand-in, i cili shton: “Kane dëshiron të qëndrojë në Angli, ai dëshiron të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Angli”.

Prandaj nuk ka dyshime se cila rrugë duhet të ndiqet nga Djajtë e Kuq në funksion të merkatos së verës, megjithatë Rio Ferdinand rekomandon një plan B për ish-skuadrën e tij nëse sulmuesi anglez vendos të mos ndryshojë fanellën e Spurs.

Legjenda e United tha: “Unë do të merrja Kane pa u menduar gjatë, 30 gola këtë sezon, ai ka mbetur në hije për shkak të sezonit të Haaland. Nëse Kane nuk merret, unë do të shkoja direkt te Osimhen.

Për 150 milion £ (175 milion €, më shumë apo më pak). Po, edhe për atë shumë”.

Me pak fjalë, zgjedhja e parë për Ferdinandin është Kane, por nëse do të mbërrinte një jo, i vetmi sulmues për të cilin Djajtë e Kuq duhet të vënë bast është nigeriani i Napolit:

“Kë të marrë tjetër? Nuk ka në nivelin e tyre. Hojlund? Nuk është gati, nuk është në të njëjtin nivel, do ta blinit se bëri një gjysmë sezon të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat