Ajeti transferohet në Rumani

Futboll

Ajeti transferohet në Rumani

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:20
Abrashi, Ajeti e Lenjani

Arlind Ajeti transferohet në kampionatin rumun.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka arritur akordin me klubin e Cluj, për të firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë.

Futbollisti 30-vjeçar ka qenë pjesë e Pordenones në Itali, me të cilën i përfundoi kontrata dhe u transferua te Cluj si futbollist i lirë.

Me transferimin në Rumani, Ajeti shpreson t’i japë një tjetër drejtim karrierës së tij, në mënyrë që të mund të rikthehet sërish në Kombëtaren Shqiptare për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat