Fansat ngacmojnë Pique

Futboll

Fansat ngacmojnë Pique

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:21
Pique e Shakira

Shakira dhe Pique edhe pas gati një viti që kur konfirmuan se janë ndarë, janë ende një nga temat për të cilat publiku nuk ndalet së foluri.

Çdo lëvizje e tyre monitorohet dhe këngëtarja, karriera e të cilës po lulëzon, tashmë ka bërë të ditur se në fund të qershorit do të publikojë një këngë të re.

Në video, kolumbiania është “shndërruar” në një sirenë dhe ka qenë kostumi i saj që ka frymëzuar shumë komente nga fansat:

“Tani më në fund mund të themi – Pique zëvendësoi një sirenë me një sardele”…

Në javët e fundit, Shakira është parë shpesh e shoqëruar nga Lewis Hamilton.

Ata kanë darkuar disa herë bashkë, derisa këngëtarja merr pjesë në garat e Formula 1 dhe disa herë janë shoqëruar në jahtin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat