FC Shkupi me fitore i nisi miqësoret në Turqi

Futboll

FC Shkupi me fitore i nisi miqësoret në Turqi

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:35
Pamje nga ndeshja

Me sukses e ka filluar fazën e ndeshjeve kontrolluese që po e zhvillojnë në Bolu të Turqisë. Skuadra e FC Shkupi dje kishte caktuar miqësore me skuadrën e kategorisë më të fortë rumune, FC  Hermannstadt, por kushtet e rënda të terrenit e anuluan atë për sot.

Ndeshja ishte shumë atraktive dhe me shumë raste për ekipin tonë, që arriti të shënojë fitore minimale me rezultat 2-1.

Ndeshja filloi me dominim total të skuadrës tonë, që krijoi shumë raste të njëpasnjëshme.

Dhe pikërisht goli i parë erdhi në minutën e shtatë kur përforcimi ynë Arbi Vosha asistoi për Trapanovskin i cili dribloi një futbollist, më pas edhe portierin që të jetë i vetëm para portës.

Në minutën e 20-t kishim edhe një rast me anë të Voshës, i cili me një goditje të fortë dërgoi topin skaj portës.

Deri në fund të pjesës së parë kishim edhe disa gjysmë raste, ndërsa ekipi kundërshtarë në asnjë moment nuk e kërcënoi portën e kapitenit, portierit Artan Iljazi. Me rezultatin 1-0, u mbyll gjysëm pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë nisi me dominim dhe kërcënim të ekipit tonë, Ilieski kishte një rast të pastër kur pas rivënies nga këndi të Trapanovskit, në minutën e 55 nuk arrit që me kokë të tundë rrjetën kundërshtare.

Në minutën e 59-t, Trapanovski kishte nj solo aksion, duke kaluar disa lojtar kundërshtar dhe me një goditje nga 15 metra shënoi euro gol për 2-0. Lojë të mrekullueshme ka treguar edhe Cephas, i cili u fut në lojë si zëvendësues dhe në dy raste kishte mundësi që të rrit epërsinë.

Në minutën e 74 rumunët kishin rastin e parë, kur tentuan nga krahu të befasojnë, por portieri Iljazi arrit që të mbrojë. Në minutën e 75 në portë Mitrev e zëvendësoi Iljazin dhe pas vetëm një minute pranuam gol. Mario Mlladenovski ktheu topin te portieri dhe topi mori një trajektore të padëshiruar dhe kundërshtarët shënuan gol.

Ndeshjen e filluam me këtë formacion: Iljazi, Pinter, Mladenovski, Ilievski, Timovski, Diene, Sheji, Ali, Ackovski, Vosha dhe Trapanovski.

Luajtën edhe Queven, Hamidi, Toshevski, Serafimov, Riçkov, Ramani, Cephas dhe dy futbollistët nga shkolla jonë e futbollit Agon Ismaili dhe Idriz Osmanovik.

Ndeshjen e radhës e luajmë me 26 qershor, ndërsa për kundërshtarë do të kemi ekipin e superligës shqiptare, Egnatia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat