Man United sakrifikon Maguire-n dhe Elanga-n për Rice-n

Futboll

Man United sakrifikon Maguire-n dhe Elanga-n për Rice-n

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 23:12
Declan Rice

Manchester United është gati të sakrifikojë Harry Maguire dhe Anthony Elanga, plus para, për të blerë yllin e West Hamit, Declan Rice.

Kapiteni i West Ham United, sipas medieve britanike, do të shitet gjatë kësaj verë.

Man United, Man City dhe Arsenali janë duke bërë garë të ashpër për transferimin e mesfushorit anglez, i cili ka shfaqur formë të lartë në sezonin që lamë prapa.

Man United me ofertën që është duke përgatitur beson se do ta bind Ëest Hamin për blerjen e Rice-s.

Sipas “The Mail”, Manchester United ka përgatitur ofertën në vlerë prej 40 milionë paund dhe dy lojtarët e sipër përmendur.

Ndërkaq, West Ham thuhet se është i interesuar për Elanga dhe Maguire-n.

Një tjetër lojtar që West Ham e admiron tek “Djajtë e Kuq” është edhe mesfushori Scott McTominay.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat