PSG-ja ia plotëson këtë kërkesë

Futboll

PSG-ja ia plotëson këtë kërkesë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 23:32
Mbappe

Kylian Mbappe mund të jetë i hapur për t’u larguar nga Paris Saint-Germaini këtë verë nëse i plotësohet një kërkesë kryesore.

Reprezentuesi francez ka qenë i lidhur shumë me një largim nga “Parc des Princes”.

Mbappe ka vendosur që të mos rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Ky vendim e tij ka shtyrë PSG-në që të jetë gati për ta shitur këtë verë, për të mos e humbur falas vitin tjetër.

Real Madridi vazhdon të jetë i interesuar për 24-vjeçarin, por deri me tani nuk ka bisedime apo diçka konkrete.

Sipas “Marca”, PSG dëshiron ta shesë atë këtë verë yllin e tyre për një çmim fillestar prej 200 milionë eurosh.

Megjithatë, Mbappe thuhet se është i hapur për t’u larguar menjëherë, nëse mbulohet viti i fundit i marrëveshjes së tij me klubin parisien.

Ai po kërkon të marrë 150 milionë euro, duke përfshirë 60 milionë euro paga dhe një bonus besnikërie prej 90 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat