Bayerni synon të nënshkruajë me dy sulmues, Kane prioritet

Futboll

Bayerni synon të nënshkruajë me dy sulmues, Kane prioritet

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 10:49
Harry Kane

Bayern Munich do të përpiqet të nënshkruajë me Harry Kane dhe Randal Kolo Muani këtë verë, ka raportuar “Bild”.

Është e qartë se kampionët gjermanë duhet të forcohen me një sulmues të nivelit të lartë, por ishte pak e pritur që ata të tentojnë të nënshkruajnë me dy sulmues.

Bayerni është i lidhur me të dy sulmuesit për disa kohë. Kane ka qenë një temë në Bayern për më shumë se një vit.

Golashënuesi më i mirë të gjitha kohërave të Anglisë pritet të largohet përfundimisht nga Tottenham Hotspur këtë verë.

“Bavarezët” thuhet se kanë kontaktuar me familjen e 29-vjeçarit dhe është krijuar përshtypja se ai është i hapur për të kaluar në “Allianz Arena”.

Për më tepër, edhe klubi londinez dëshiron që ta shesë Kanen te një klub jashtë Premierligës.

Reprezentuesi i Anglisë me Tottenhamin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Sa i përket Kolo Muanit, situata e tij duket paksa më e ndërlikuar.

Eintracht Frankfurti e vlerëson 24-vjeçarin me 100 milionë euro, teksa Bayerni me 80 milionë.

Francezi me “Shqiponjat” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027, andaj edhe Bayerni do ta ketë më të vështirë për të arritur marrëveshje për transferimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat