RB Leipzig dhe Liverpool afër marrëveshje për Carvalho

Futboll

RB Leipzig dhe Liverpool afër marrëveshje për Carvalho

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 11:57
Fabio Carvalho

RB Leipzig është duke zhvilluar bisedime me Liverpooli-n për sulmuesin Fabio Carvalho.

Liverpooli është i gatshëm të lejoj huazimin e lojtarit gjatë kësaj verë.

RB Leipzig, sipas medieve britanike, është afër marrëveshje me ‘The Reds’ për transferimin e Carvalho në skuadrën gjermane.

Menaxheri i klubit nga ‘Anfield’ Jugen Klopp preferon transferimin e sulmuesit të tij pasi që gjermani është i bindur në potencialin që posedon Carvalho.

Kujtojmë se Liverpooli një vite më parë e kishte blerë lojtarin nga Fulhami, por në sezonin e fundit, ai nuk ia doli të sigurojë një vend në formacionin bazë të Klopp-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat