Dortmundi gjen zëvendësuesin e Bellingham

Futboll

Dortmundi gjen zëvendësuesin e Bellingham

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 14:46
Edson Alvarez

Skuadra e Borussia Dortmundit e shiti këtë verë Jude Bellingham te Real Madridi, në një marrëveshje që prek shumën e 130 milionë eurove, të përfshira këtu edhe bonuset.

Dortmundi tani ka mbetur pa njërin prej lojtarëve kyç të skuadrës në vitet e fundit, dhe me një zbrazëtirë në mesfushë.

Tani, skuadra gjermane është shumë afër që ta gjejë zëvendësuesin e Bellingham, sipas Fabrizio Romanos.

Dortmundi është shumë afër që të arrijë marrëveshje personale me Edson Alvarez, ku tani ka mbetur vetëm të nisin bisedimet mes klubit dhe Ajaxit për ta finalizuar një marrëveshje.

Oferta zyrtare pritet që të bëhet gjatë javës së ardhshme për ta përshpejtuar dhe finalizuar marrëveshjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat