Egzon Gjuka ndahet pas 14 viteve me Besën 

Futboll

Egzon Gjuka ndahet pas 14 viteve me Besën 

Nga: K.G. Më: 24 qershor 2023 Në ora: 15:11
Egzon Gjuka

Hendbollisti më i mirë në Kosovë, Egzon Gjuka, reprezentues i Kosovës, ndahet me kampionin dhe fituesin e Kupës së Kosovës, Besa Famgas nga Peja.

Gjuka është prej me të merituarve për sukseset e pejanëve ndër vite.

“Pas 14 viteve si lojtar i klubit KH Besa Famgas sot rrugët tona u ndanë.

Gjatë këtyre viteve sa isha pjesë e klubit kam përjetuar momentet më të mira në jetë, por edhe momentet më të vështira në jetën time.

Me Besën fituam të gjithë titujt e mundshëm duke u bërë klubi më i trofeshëm në Kosovë, po ashtu gjatë këtyre viteve fitova edhe tituj individual duke u shpallur shtatë herë “Qendra më e mirë e vitit” dhe dy herë radhazi “ Lojtari më i mirë i vitit” , që do të thotë suksesi im dhe i klubit kanë qenë të ndërlidhur.

Faleminderit kryesisë së klubit KH Besa Famgas, fizioterapeutit Gent Panduri, stafit të klubit, trenerëve dhe bashkëlojtarëve për rrugëtimin tonë së bashku, ku fal klubit dhe këtyre arrita deri këtu ku jam sot.

Për mua është nderë dhe kënaqësi që kam qenë pjesë e këtij klubi, ku ndjej që kam dhënë çdo gjë nga vetja dhe kam shkuar përtej limiteve të mija që KH Besa Famgas të jetë e pandalshme dhe unë të jem një ndër lojtarët kryesor gjatë këtyre 10 viteve të fundit ku arritëm të shpallemi 10 herë Kampion, 8 herë fitues të Kupës dhe 1 herë fitues të Superkupës së Kosovës.

Ju dëshiroj suksese në vazhdim !

Kjo nuk është lamtumirë është thjeshtë mirëupafshim”, ka njofton Gjuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat