Ceferin iu kërkon falje tifozëve

Futboll

Ceferin iu kërkon falje tifozëve

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 18:39
Ceferin

Një finale Champions-i duhet të jetë perfekte, nga zbarkimi i tifozëve në qytetin e përzgjedhur nga UEFA e deri në largimin e tyre.

Përveç spektaklit të futbollit nevojitet çdo lehtësi për fansat e futbollit dhe ky duket objektivi i radhës për presidentin Aleksandër Ceferin. Në një mbledhje të djeshme në selinë e futbollit kontinental, kreu i UEFA e pranoi hapur:

“Në Stamboll më 10 qershor nuk shkoi gjithçka në mënyrë perfekte dhe kërkojmë falje tifozëve. Madje, premtojmë të korrigjojmë shumë gjëra në organizimin”.

Kjo falje erdhi si rrjedhojë e ankesave të shumta ndaj UEFA-s, organizatore e eventit, lidhur me transportin e tifozëve drejt selisë së zgjedhur, mungesës së shërbimeve higjienike, hyrjes komode në stadium e deri tek ajo më banalja, lehtësira në gjetjen e vendeve për të shuar etjen me ujë, duke qenë se në Stamboll, shumë tifozë u përballën me një akses të limituar uji.

Kështu që, UEFA premton se këto ankesa i ka vlerësuar dhe pritet që t’i korrigjojë nga finalja e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat